Që prej

2016

HA, PI, SHIJO

Garage është trendi më i ri në Tiranë; është vendi ku mund të pini kafen më të mirë, të hani drekën e shijshme me kolegët tuaj apo darkën fantastike me të afërmit. Jeni gjithmonë të mirëpritur të na bashkoheni për festa e evente argëtuese live përgjatë gjithë javës. Jemi plot pasion e energji për t’ju shërbyer ushqim cilësor, pije plot shije e argëtim pa fund.

GARAGE PUB & STEAKHOUSE

Ndjeuni të veçantë në pub-in tonë të dizenjuar bukur sepse kemi shumë për t’ju ofruar. Mishi organik direkt nga malet e Shqipërisë bashkohet me shumëllojshmërinë e verërave më të mira. Dëshironi të qëndroni mbas darke? Ju sigurojmë që do të përjetoni momente fantastike me eventet tona gjatë gjithë javës. Lajmi tjetër i mirë është se jeni në të njejtin vend ku koktejlet përgatiten me përbërës të freskët e plot dashuri.

GARAGE VERANDA

Kafe? Veranda jonë është e pozicionuar në hyrje të pjesës veriore të liqenit artificial dhe ka freskinë e Parkut të Madh të Tiranës. Kjo e bën atë vendin ideal për të shijuar kafen tuaj. Ne ju ofrojmë Lavazza, kompaninë që prodhon kafe që prej vitit 1895. Për të lënë shije të paharruar tek të gjithë, Lavazza përzien lloje të ndryshmë kafesh nga e gjithë bota. Ne dimë çfarë zgjedhim për ju!
Nëse jeni më shumë fans i çajit, duhet të provoni Çajin e Ftohtë Garage.

GARAGE ARENA

Ju pëlqejnë mbrëmjet në ajër të pastër? Si thoni për një ekran 5m të lartë? Veranda kthehet në një arenë të vogël për të parë ndeshje plot emocion e për të kaluar mirë nën ritmet e muzikës live apo eventeve të tjera. Shijoni birrën tuaj të preferuar, kokteilin që do ju freskojë apo shoqërueset tona të veçanta në një mini arene energjike.